Sipas informatave të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se, pas publikimit të videos dhe pas përhapjes së saj në masë të madhe, Policia e Kosovës ka arrestuar protagonisten e këtij rast, Duda M., shkruan Zëri.
Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, policia ka filluar hetimet për videon e publikuar dhe sot në mëngjes ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti.
Nxënësit në video janë të mitur nga shkollat fillore të Mitrovicës.
Policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me ketë rast duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, shkollat dhe prindërit.